Pas transferimit të Albion Rrahmanit, skuadra e Rapid Bukuresht ka transferuar edhe një tjetër shqiptar në radhët e tyre.
Sulmuesi 26-vjeçar, Florent Hasani ka arritur marrëveshje me klubin rumun dhe sot zyrtarisht është prezantuar.
Hasani e Rapidi kanë arritur marrëveshje për dy sezone e gjysmë.
Sezonin e kaluar, sulmuesi ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit, me 16 gola të shënuar në 34 ndeshje. Hasani fitoi Superkupën e Shqipërisë, me FK Tirana, në 2022-2023, dhe në vitin 2017 arriti të fitojë titullin kampion të Kosovës, me Trepçën, si dhe Superkupën e Kosovës.
