Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Al Ittihad dhe Al Nassrit, e vlefshme kjo për xhiron e 17 të Ligës Pro Saudite.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “King Abdullah Sports City”, Al Nassri e ka mposhtur Al Ittihadin si mysafir me rezultat të thellë 5:2, raporton KosovaPress.
Golat për Al Nassrin i shënuan Cristiano Ronaldo (minuta e 19’ dhe 68’), Sadio Mane (minuta e 76’ dhe 82’) dhe Anderson Talisca (minuta e 38’).
Ndërkaq, golat e vetëm të ndeshjes për Al Ittihad i shënoi Abderrazak Hamdallah (minuta e 14’ dhe 52’).
Me këtë fitore, Al Nassri ngjitet në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë në tabelë, krahas Al Ittihad që zë vendin e gjashtë me 28 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 5:2 në favor të Al Nassrit.
