Të fundit

Osmani pjestarëvë të rinjë të FSK-së : Jeni trashëgimtarë të UÇK-së

Është mbajtur sot ceremonia e certifikimit të ushtarëve të rinj të gjeneratës së dytë të Stërvitjes Ushtarake Bazë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përballë 325 ushtarëve të rinj, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se janë trashëgimtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Jam krenare që ju sot do të mbani uniformën e forcave tona, jam krenare që jeni trashëgimtarë të UÇK-së dhe jam krenare veçanërisht me hapin e parë që hodhët në pragun e komandës së doktrinës së stërvitjes, duke prekur ëndrrën tuaj për t’u bërë ushtarë të FSK-së dhe duke filluar rrugëtimin tuaj plot sfida”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja e vendit ka deklaruar se tashmë besnikëria, nderi, integriteti dhe guximi janë mishëruar në shërbimin e tyre ndaj vendit.

“Përmes programit ushtarak keni rrënjosur kompetencat themelore ushtarake të nevojshme, për të fituar të gjitha betejat, në një rajon e botë me sfida e kërcënime komplekse si dhe me frymëzimin e duhur për përsosmëri të duhur profesionale dhe shërbim ndaj qytetarëve”, ka thënë ajo.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci