Të fundit

Boksieri turk vdiq në moshën 29-vjeçare

Boksieri turk i kategorisë super të mesme, Cem Kilic ka vdekur në moshën 29-vjeçare.

Kilic ishte i lindur në Gjermani, ndërsa u vendos në SHBA për të ndjekur ëndrrën për karrierë në boksin profesionist.

Ai ka luftuar me varësinë nga substancat dhe problemet mentale në vjetët e fundit. Sipas Boxing Scene, një mbidozë solli vdekjen e Cilicit.

Vdekja e tij është konfirmuar nga federata turke e boksit. Ai kishte 18 meçe në boksin profesionist, ndërsa e kishte vetëm një humbje.

Madje kishte luftuar në një mbrëmje ku u paraqit Tyson Fury, në vitin 2019. 11 prej 17 fitoreve i kishte me nokaut, ndërsa së fundi kishte boksuar në gusht të vitit 2022.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci