Të fundit

OKB: Mbi një milion njerëz janë të rrezikuar në Rafah

Fëmijët palestinezë të zhvendosur, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve izraelite, po strehohen në tenda, në mes të konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Duke folur nga Rafah në Gazën jugore, Tom White, drejtori i UNRWA  tha se ka “mbi një milion njerëz” që kërkojnë siguri në qytet.

Dhjetëra mijëra palestinezë nëpër Gaza u zhvendosën në Rafah që kufizohet me Egjiptin për shkak të bombardimeve intensive në pjesët veriore dhe qendrore të enklavës.

Zhvendosja vjen gjithashtu pas urdhrave nga forcat izraelite që u bënë thirrje civilëve të largohen nga zonat e Gazës ku Izraeli thotë se po lufton për të zhdukur Hamasin.

White thotë se për “qindra e qindra mijëra njerëz” që kërkojnë siguri në Rafah, “nuk ka mbetur asnjë vend” në shkolla apo  objekte të tjera komunale.

Si pasojë e mbipopullimit, White tha se mijëra njerëz po flenë jashtë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci