Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Belgjikën me rastin e marrjes së kryesimit të presidencës së Këshillit Evropian.
E para e shtetit ka thënë se presin që në muajt e ardhshëm të punojnë me autoritetet e Belgjikës për të çuar përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
“I urojmë Belgjikës një presidencë të suksesshme të Këshillit të Evropës! Ne presim që në muajt e ardhshëm të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për të përmbushur synimet tona evropiane”, ka shkruar Osmani në platformën X.
