Të fundit

Fero u kërkon fansave para për albumin e ri

Reperi Fero ka habitur fansat me kërkesën e tij, ai ka kërkuar para prej adhuruesit e tij në mënyrë që të mund të publikojë albumin e rinëpërmjet GoFound.me.

Nuk dihet pse Fero e ka marrë këtë vendim, por aludohet se këngët e tij tashmë mund të jenë në gjuhën angleze dhe gjermane.

Kënga e fundit e Feros “Bella” ka afro dy muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime. Ai gjithashtu na surprizoi me pjesëmarrjen si modele të Arbenitës, partneres së tij në klip. Dyshja ju dhanë fund thashethemeve për ndarje, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

“Albumi albumi albumii albumiii qe albumin po jav qes veq ti bojna nja 200K qetu hini te linki” ka shkruar reperi i cili pret nga ndjekësit të grumbullohen 200 mijë paund britanik.

Albumi i tij do të quhet “Goat” e të shohim nëse reperi do të arrijë t’i mbledhë.

Kujtojmë se në muajin prill, Fero dhe bashkëshortja e tij Arbenita Ismajli, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina, me foton e së cilës na kanë ëmbëlsuar gjithmonë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci