Të fundit

Merkato e janarit – Drita nis ndryshimet në skuadër

Nënkampioni i Kosovës në futboll, Drita e ka nisur fuqishëm merkaton e transferimeve në pushimin mes sezonal.

Skuadra nga Gjilani ka ndërprerë bashkëpunimin me mbrojtësin Benjamin Agyare.

“Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Benjamin Agyare. Klubi jonë e falënderon Benjamin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Drita mbrëmë kishte njoftuar edhe për ndërprerjen e bashkëpunimit me Dilyan Georgiev, ndërsa akoma nuk ka njoftuar për ndonjë prurje të re.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci