Luiz Ejlli ishte i ftuar në studion e emisionit “Më lër të flas”.
I pyetur për nënën e tij dhe nëse ajo do të kthehet në Shqipëri për të rritur vajzën e Luizit, ai shprehet se ajo gjithmonë i thoshte që bëjë një fëmijë që ta rris ajo.
“Nëna për momentin është nën kujdesin e mjekëve, atje është afër motrës. Gjithmonë më thonte bëje një fëmijë që ta rris unë, tani i them jepi erdhi koha”.
Luizi bëhet emocional teksa shprehet se është i gatshëm të lërë çdo gjë vetëm që të pinte një kafe me babain e tij dhe t’i tregonte se çfarë ka arritur.
“Jam gati të lë çdo gjë, që askush të mos më njoh në rrugë vetëm të takoja babain tim 5 minuta të shikonte se çfarë kam sot ku kam arritur”, shprehet ai.
