Të fundit

Hidhet nga ballkoni i katit të gjashtë, vdes e moshuara në Sarandë

Një e moshuar me probleme të shëndetit mendor është hedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë.

Si pasojë, 82-vjeçarja nga Saranda ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse është duke vijuar puna për të zbardhur rrethanat.

Ndërkohë po vijon puna për të zbardhur rrethanat e këtij rasti tragjik.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 02.01.2024 dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj, në katin e gjashtë, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasja 82 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se 82-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Vijon puna për të dokumentuar rrethanat e këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci