Të fundit

Wall Street Journal: Elon Musk përdorues i rregullt i drogave, shqetësim për ortakët e tij

Media prestigjoze “Wall Street Jounal” i ka dedikuar një artikull të mirështjelluar miliarderit me famë ndërkombëtare Elon Musk, duke pretenduar se ai është një konsumues i rregullt i drogave të rënda.

Media amerikane shkruan se nga burime të afërta me Musk, bëhet me dije se ky i fundit ka konsumuar LSD, kokainë, ekstazi dhe kërpudha psikedelike, shpesh në festa private.

Ky thashethem i përfolur mbi miliardin amerikan ka shqetësuar anëtarët e bordeve drejtuese të bizneseve që ai drejton.

Ndër të tjera, raportohet se njerëz të afërt me shefin ekzekutiv të Tesla Inc. dhe SpaceX, janë shprehur për gazetën amerikane se Musk është një përdorues i rregullt i drogave, veçanërisht i ketaminës.

Në gushtin e vitit 2023 Musk tha se ky produkt është një antidepresant i rekomanduar nga mjeku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci