Me ceremoni shtetërore është pritur delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, shkruan Paparaci.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur homologun e tij kroat, Mario Banoziq.
Pas këtyre takimeve, do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.
Kujtojmë, se Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë në nëntor ka sjell 130 ushtarë kroatë si pjesë e KFOR-it në Kosovë.
Në mesin e 130 ushtarëve janë edhe gjashtë gra.
