Të fundit

Zyra e presidentes e quan Hotin politikan të papërgjegjshëm

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i është kundërpërgjigjur deklaratës së Avdullah Hotit, i cili i reagoi presidentes, përcjell Paparaci.

Hoti tha se Osmani është politikane e papërgjegjshme, duke i thënë se rendi kushtetues nuk cenohet nga Zyra Ovale.

Vela duke iu kundërpërgjigjur Hotit, e ka quajtur atë politikanë të papërgjegjshëm.

“Rendi kushtetues nuk është cenuar nga Zyra Ovale por nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti. Nga kryeministri jokushtetues i Kosovës nuk mund të presim respektim te Kushtetutës dhe të drejtës së patjetërsueshme të Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, shkroi Vela në Twitter.

Osmani tha në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës se pranimi i moratoriumit në Washington, i nënshkruar nga Avdullah Hoti atëkohë kryeministër, ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci