Jozyrtarisht po raportohet se Drilon Berbati, zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, është arrestuar në kufi me Serbinë.
Kjo pasi atij i janë gjetur rreth 18 kilogramë drogë të tipit marihuanë.
Berbati shërben si zyrtar administrativ në Agjencinë për Regjistrim Civil.
Ai kishte qenë i arrestuar edhe më herët dhe në dhjetorin e 2023 i ishte ngritur aktakuzë.
Kjo pasi dyshohet se i kishte dhënë disa dokumente në mënyrë joligjore për një person nga Shqipëria, i kërkuar nga INTERPOL-i për drogë.
