Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, pas deklaratave të saj në Kuvend se pika e marrëveshjes së Uashingtonit për mos lobimin për njohje të reja dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, e ka cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.
Selimi ka shkruar se Osmani nga mllefi i brendshëm partiak ka kritikuar grupin negociator, grup ky që ka faktorizuar Kosovën në Zyrën Ovale si të barabartë.
“Sot Presidentja në fjalimin e saj paska sulmuar marrëveshjen e Washingtonit. Aty nga mllefi i brendshëm partiak kritikon grupin negociator. Edhe mund ta bëjë, por ishte Kryeministri Avdullah Hoti dhe grupi negociator gjithpërfshirës që faktorizoi Kosovën në Zyren Ovale si të barabartë. Shnet”, ka shkruar ai në Twitter.
Sot Presidentja në fjalimin e saj paska sulmuar marrëveshjen e Washingtonit. Aty nga mllefi i brendshëm partiak kritikon grupin negociator. Edhe mund ta bëjë, por ishte KM @Avdullah dhe grupi negociator gjithpërfshirës që faktorizoi 🇽🇰 në Zyren Ovale si të barabartë. Shnet
— Selim Selimi (@selim_selimi) December 17, 2021
