Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka kujtuar ushtarët dhe civilët shqiptarë të vrarë në fund të janarit gjatë vitit 1999.
Kurti thotë se përvjetorët na i përtërijnë plagët e luftës, dhe se plagët e krimeve që nuk vjetrohen.
Gjithashtu Kurti në postimin e tij në Facebook tha se Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia.
“Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia. Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë luftëtarët dhe civilët e rënë për liri, që me sakrificën e tyre e shtruan rrugën deri te ҫlirimi i Kosovës nga Serbia okupatore”, është shprehur Kurti.
Më tej, Kurti ka shtuar se “atëbotë ranë duke luftuar 21 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nëntë civilë shqiptarë”.
“Republika e Kosovës nuk i harron e as nuk i falë krimet e kryera nga Serbia. Më 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999, forcat e armatosura serbe i vranë 30 shqiptarë në Rogovë të Hasit, Goden e Bishtazhin të Gjakovës. Në këtë 25 vjetor i përkujtojmë luftëtarët dhe civilët e rënë për liri, që me sakrificën e tyre e shtruan rrugën deri te ҫlirimi i Kosovës nga Serbia okupatore”, tha tutje Kurti.
