I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë ditës së sotme po qëndron në Kosovë, për të takuar krerët e shtetit.
Fillimisht, Lajçak do të zhvillojë takim me presidenten Vjosa Osmani.
Takimi Osmani-Lajçak do të nisë nga ora 14:00, ndërsa takimin me kryeministrin Albin Kurti do ta zhvillojë duke filluar nga ora 15:00.
Ai një ditë më parë ka qëndruar në Beograd të Serbisë ku ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
