Të fundit

Qeveria ia ndan 20 milionë euro KEK-ut

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se sot në formë elektronike ka mbajtur mbledhjen e 49-të me radhë, ku ka marrë dy vendime.

Sipas njoftimit të ZKM-së qeveria i ka ndarë 20 milionë euro për Korporatën Energjetike të Kosovës, mjete këto që do të shërbejnë për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike.

“Mjetet e ndara merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, nën-programi “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”. Këto mjete transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, në nën programin ‘Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike'”, shkruhet në njoftim.

Po ashtu Qeveria ka vendosur edhe për mbështetje financiare për të subvencionuar importin e rrymës.

“Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtohet masa 3.7, — Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, që do të shfrytëzohet për të subvencionuar importin e energjisë elektrike”, shkruhet tutje./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci