Qendërsulmuesi i skuadrës së Ballkanit, Albin Berisha është larguar nga kampioni i Kosovës për ta vazhduar karrierën e tij në kampionatin rumun.
Berisha është transferuar te skuadra Petrolul 52.
23-vjeçari do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës rumune për ta ndihmuar atë të dalë sa më mirë në kampionatin rumun.
Petrolul 52 momentalisht ndodhet në pozitën e nëntë në tabelën e Superligës së Rumanisë.
Berisha ishte njëri prej futbollistëve kryesor të Ilir Dajës pas largimit të Albion Rrahmanit.
Me Ballkanin, Berisha ka fituar dy herë titullin e kampionit dhe njëherë Superkupën e Kosovës.
