Policia e Kosovës ka raportuar se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike nga një market dhe nuk i kishte paguar.
I dyshuari, sipas punëtores së marketit, e ka përsëritur disa herë veprimin e njejtë më përpara.
Në momentin e arrestimit, i dyshuari kishte pasur në dorë nja palë gërshërë, që i ka përdorur si mjet kërcënimi.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje.
