Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në ShSKUK po trajtohen 28 pacientë, 8 prej tyre me Covid-19 pozitivë dhe 20 të tjerë post-Covid.
Sipas njoftimit me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.
Në Klinikën infektive janë 4 pacientë, në atë të Pomologjisë 16 pacientë post-COVID, kurse në mjekimin intensiv në Klinikën infektive nuk ka pacientë.
ShSKUK ka njoftuar se në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 4 pacientë, atë të Gjakovës 2 pacientë. Ndërkaq, në Spitalin e Pejës dhe Ferizajt aktualisht është vetë nga një pacientë i shtrirë.
