Të fundit

Vuçiq merr fjalën përsëri: Falënderoj shtetet që nuk kanë njohur Kosovën, paratë me “thasë” në Kosovë i sjellin britanikët

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka marrë përseri fjalën në Këshillin e Sigurimit, ku është shprehur se Serbia do të bëjë çdo gjë për të ruajtur paqen, stabilitetin dhe qetësinë në rajon.

Ai është shprehur se këtu u tha se serbët po sjellin para me thasë në kufirin Serbi – Kosovë dhe se ata thasë i sjell kompania britanike “Henderson”.

“Do të doja të theksoja disa fakte. Desha të them që Serbia do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të ruajtur paqen, stabiliteti dhe qetësinë në rajon siç e kemi bërë gjithmonë. U tha që serbët po sjellin thasë në atë vijën administrative mes Serbisë dhe Kosovës dhe ushtorjnë ndikim ndaj kriminelëve… kush i sjell ata thasë. I sjellin britanikët. Ne kemi angazhuar britanikët. Ata bartin paratë tona në Kosovë, që të dini sa transparentë jemi”, u shpreh Vuçiq.

Ai tha se pezulimi s’është i vërtetë sepse është ndaluar vetura që është vozitur nga kompania “Henderson” që po sillte paratë për pensione, paga, e asistencën sociale.

Tutje, ai tha se gjatë mbledhjes u fol për demokracinë e Serbisë, për tortura dhe për paralizimin e kryetarit të opozitës.

“Personi quhet Sanduloviq. Askush s’ka dëgjuar për një person të tillë në jetën politike. Njëherë ka marrë pjesë dhe ka marrë 0.01 për qind dikur. Nëse flasim për fakte”, shtoi ai.

Në fjalën përmbyllëse në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ai ka bërë përpjekje të arsyetojë sulmin e Banjskës duke thënë se “serbët që kanë lindur e jetuar në Kosovë, janë përpjekur t’i mbrojnë pragjet”.

Ai ka shtuar se Serbia do të zhvillojë hetime ndaj rastit.

Në fund ai ka shtuar se falënderon 109 shtetet që nuk kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se Serbia është shtet i pavarur dhe nuk janë marineta as të ShBA-së e as të Rusisë, dhe se këtë e thotë me krenari.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci