Të fundit

Gripi sezonal: pesë këshillat e MSh-së për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen, të vendosin maskë, e të reduktojnë vizitat familjare, në mënyrë që të mbrohen nga gripi sezonal.

Sipas MSh-së, qytetarët që kanë shenja të gripit, duhet të mbajnë distancë së paku 1 metër prej njerëzve, të qëndrojnë në shtëpi dhe të ushqehen shëndetëshëm.

Në njoftimin e MSh-së, janë vënë në pah edhe këshilla të tjera drejtuar qytetarëve, të ndërlidhura me gripin sezonal.

Njoftimi i plotë:

Si të mbroheni nga Gripi sezonal

VAKSINOHUNI

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!

Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet e përgjithshme)

Evitoni qëndrimin në vende të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve të tjerë!

Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes!

Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave!

Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara!

Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi!

Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni!

Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci