Të fundit

Pacolli i dërgon letër kryeministrit Kurti

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër kryeministrit, Albin Kurti.

Pacolli në një postim në Facebook thotë se se dje nëpërmjet “Whatsapp” i ka dërguar shefit të Qeverisë letrën dhe mesazhin e shtetit që sipas tij, konfirmon se janë të gatshëm ta vizitojnë Kosovës dhe për të kryer formalitetet e njohjes.

“Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj”, shkroi ish-presidenti.

Postimi i plotë:

Letër kryeministrit Kurti,

I nderuar zoti kryeministër,
Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore,sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore.

Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht;
Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën juaj evtl në këtë shtet.

Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.
Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje,
Me nderime,
Behgjet Pacoll

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci