Të fundit

KFOR-i mohon se ka ndaluar disa zyrtarëve të Kosovës të vizitojnë veriun

Thashethemet se KFOR-i i ndalon disa zyrtarë të Kosovës të udhëtojnë në veri të Kosovës janë të pabaza, ka kumtuar mbrëmë ky mision i NATO-s.

Ata u deklaruan pasi gazetari Fitim Çeku, një ditë më parë në rrjetin social “X”, doli me këto pretendime.

Ai ka kumtuar se ka ardhur në posedim të dokumentacionit, gjegjësisht listës me emrat e politikanëve të Kosovës, të cilëve KFOR-i kinse ua ka bërë këtë ndalim.

“Ekskluzive: Deputetëve të Vetëvendosjes dhe disa ministrave NATO ua ka ndaluar hyrjen në veri të Kosovës!”, ka pretenduar Çeku, duke ftuar gazetarët të kontaktojnë KFOR-in për më shumë informacione, transmeton Paparaci.

Për të konfirmuar vërtetësinë e listës dhe pretendimeve të Çekut, portali i Kossev i është drejtuar mbrëmë këtij misioni, i cili është përgjigjur menjëherë mbrëmë.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja dëshiron të sqarojë se thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale se KFOR-i po ua ndalon disa zyrtarëve kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës janë të pabaza”, kanë pretenduar nga KFOR-i.

Ata deklarojnë se ky mision asnjëherë nuk ndërhyn në lirinë e lëvizjes së individëve në mbarë Kosovën.

“Ne vazhdojmë të ofrojmë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, pretendohet në përgjigje.

KFOR-i është linja e tretë e reagimit të sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Edhe sot misioni i NATO-s thotë se bashkëpunon ngushtë me ta.

“Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”, theksohet në njoftim./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci