Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të nënshkruajnë një marrëveshje koalicioni në Komunën e Vitisë.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar kryetari i degës së PDK-së në Viti, Bekim Azizi.
“Po sot gjatë ditët do të nënshkruhet koalicioni”, tha ai në një prononcim për mediumin online Paparaci.
Po ashtu, mediumi mëson nga burimet e veta se PDK do t’i marrë pesë drejtori në këtë Komunë si dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal.
Zgjedhjet Lokale në Viti i ka fituar Sokol Haliti i LDK-së. Ky është mandati i tij i tretë në këtë qytet.
