Të fundit

Në këtë orë do të filloj protesta kundër Vuçiqit në Tiranë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të protestojë sot kundër vizitës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Tiranë, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Berisha e ka quajtur nismën “Ballkan i Hapurr” si “Aleancë trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup”. Ai ka treguar se protesta do të fillojë në orën 16:00.

“Sot ne ora 16:00 Tirana dhe Shqiperia ne proteste kunder Aleances trilaterale Beograd-Tirane-Shkup, Ballkanit te Hapur Vuçiç-Rama-Zaev! Kunder vedhjes me djegesat te 430 milione eurove nga Kreu i Meduzes dhe Qeveritaret e tij hajdut!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ndryshe, sot në Shqipëri do të mbahet takimi i radhës në kuadër të Open Balkan. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev do të jenë në Tiranë në kuadër të kësaj agjende.

Punimet e këtij samiti do të zhvillohen në një hotel në qendër të Tiranës, ndërsa në orët e pasdites është paralajmëruar një konferencë për shtyp e liderëve të tre vendeve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci