Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 22:00 në Prizren është arrestuar 29-vjeçari me inicialet E.G., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i aksidentit të trafikut”.
Siç njofton Policia 29-vjeçari pasi ishte përfshirë në një aksident trafiku kishte ikur nga vendi ngjarjes, raporton Paparaci.
Ndërkaq i njëjti më pas ishte ndaluar nga patrulla policore në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren, ku policia i kishte gjetur dhe konfiskuar në thikë luftarake me gjatësi 11cm.
Kurse, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin e Policisë në Prizren ku pas matjes me alkootest ka rezultuar që përmban 1.15 promil.
Rasti po hetohet nga Policia./Paparaci.com
