Të fundit

Naim Tërnava uron qytetarët për fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, ka uruar qytetarët për fillimin e muajit të shënjtë të Ramazanit.

Tërnava, bëri thirrje që gjatë këtij muaji besimtarët të përkushtohen në lidhjet familjare dhe të shtrijnë dorën për personat nevojtarë.

“Nesër fillon muaji i bekuar Ramazan, muaji i agjërimit, i mirësisë dhe i faljes. Çdo vit, të gjithë ne e presim këtë muaj me padurim, ngase Zoti na ka nderuar me të. Është muaj në të cilin me të madhe përçohen mesazhe urimi e përgëzimi, është muaj i lutjeve dhe adhurimeve, ku shtohen dashuria për fenë dhe Zotin, muaj me mirësi dhe begati më të shumta seç dikush mund t’i numërojë”, ka thënë Tërnava në një konferencë për media, raporton Paparaci.

Tutje Tërnava ka ftuar besimtarët që ti përkushtohen këtij muaji të madhërishëm.

“Në këtë natë të madhe dhe në këtë atmosferë hyjnore, ftoj besimtarët tanë kudo që janë, që këtij muaji të bekuar t’i përkushtohen me bindje, adhurim, sinqeritet dhe solidaritet, duke i ruajtur e kultivuar lidhjet familjare dhe duke e shtrirë dorën e ndihmës ndaj të varfërve dhe skamnorëve, duke thirrur në forcim të unitetit dhe vëllazërisë dhe duke refuzuar të gjitha format e ndasisë dhe përçarjes ndërmjet vete”, tha ai.

“Lutemi që i Plotfuqishmi ta pranojë agjërimin dhe lutjet tona, t’i japë kombit, shtetit e fesë sonë, siguri dhe stabilitet! Lutemi që konfliktet, luftërat dhe gjakderdhja ndërmjet njerëzve pa dallim race, ngjyre, feje apo kombi, të marrin fund!”, përfundoi myftiu

 

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci