Të fundit

Moti sot me shi, ndërsa në viset malore do të ketë edhe reshje bore

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku fillimisht pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, ndërsa gjatë orëve të pasditës e deri në ato të mbrëmjes pritet kalimi i sistemit frontal, duke sjellur reshje shiu në të gjithë vendin.

Sipas MeteoKosova, reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ndërsa në zonat e larta malore priten reshje bore.

Meqenëse cikloni që vie nga Evropa Perëndimore ka shtrirje deri në Afrikën Veriore, do të bartë me vete koncentrime të larta të pluhurit Saharian, duke bërë që reshjet të përzihen me baltë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.

Era do fryjë nga juglindja, e cila në momente të veçanta pritet të jetë jazhtëzakonisht e fuqishme, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 20-80 km/h. Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci