Të fundit

Jepet tenderi mbi 3 milionë euro për ndërtimin e urave në Prishtinë

Pas gati tre muajsh, Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës për ndërtimin e urave në Unazën Qendrore të Prishtinës.

Oferta e kompanisë N.T.SH. ‘Dino’, e cila peshon 3.2 milionë euro, është përzgjedhur fituese e kontratës, bazuar në një njoftim të Komunës së Prishtinës në platformën e-prokurimi, raporton Paparaci.

Oferta e Dino Company e ka fituar tenderin në bazë të kriterit për ofertën e përgjegjshme me çmimin më të ulët.

Kompania vendore parashihet të ndërtojë një urë të gjatë 267 metra në pjesën perëndimore të Unazës Qendrore, thuhet në Dosjen e Tenderit.

Pronar i kompanisë Dino Company, fituese të tenderit, është afaristi multimilioner Abedin Salihu, i njohur me nofkën Dino.

Abedin Salihu, pronar i kompaninë N.T.SH. ‘Dino’

“Dino” Sh.p.k. është një biznes i cili ndërton objekte banesore dhe jobanesore.

Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, “Dino” Sh.P.K. figuron të ketë kapital prej rreth 150 mijë euro. Përpos Abedin Salihut, aksione në kompani kanë deklaruar edhe dy familjarët e tij: Ramadan dhe Ibrahim Salihu.

Abedin Salihu, po ashtu është pronar i njërit prej hoteleve më të famshme të Brezovicës, të emërtuar me emrin e njëjtë sikurse të resortit turistik.

“Brezovica Hotel Spa”, është regjistruar si biznes i hotelierisë katër vite më parë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci