Dy banorët e edicionit të tretë të ‘Big Brother Vip Albania’, Romeo dhe Juli janë dy nga konkurrentët më të fortë të këtij edicioni.
Dyshja shpesh përplasen ashpër në debate të forta me njëri-tjetrin.
Mirëpo sfida e fundit e “Vëllait të Madh” duket se i ka ftohur “gjakrat” mes dy banorëve.
Të ndarë në çifte, banorët sa herë që bie gongu duhet të përqafohen me njëri-tjetrin. Juli dhe Romeo në ndërkohë shkaktuan të qeshura me veprimet e tyre.
Ata në një moment janë shtrirë bashkë në dysheme, ku iu hodhën edhe konkurrentë të tjerë.
View this post on Instagram
