Të fundit

Mihailloviq ka mohuar akuzat në rastin e vrasjes së Ivanoviqit

Millan Mihajlloviq, i akuzuar për pengim të hetimeve për vrasjen e politikanit serb, Olliver Ivanoviq, u deklarua i pafajshëm për akuzat e Prokurorisë Speciale.

Gjatë leximit të aktakuzës, prokurori Burim Qerkini ka thënë se Mihailloviq e ka kërcënuar zyrtarin që udhëheq hetimin dhe i ka thënë dëshmitarit anonim B1 nga rasti i vrasjes së Ivanoviqit të mos dëshmojë.

Prokurori Qerkini gjithashtu ka thënë se i akuzuari ka qenë pjesë e një grupi kriminal të udhëhequr nga Zvonko Vesellinoviq dhe Millan Radoiçiq që nga viti 2014. Qëllimi i grupit kriminal, sipas prokurorëve, ishte zgjerimi i pushtetit në veri të Kosovës, ndërsa i akuzuari ishte pjesë e grupit kriminal dhe kishte motiv financiar për këtë, transmeton Paparaci.

Prokuroria Speciale më 27 dhjetor 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Millan Mihajlloviqit për veprat penale “Pjesëmarrje apo organizim i grupit të organizuar kriminal”, “Pengim i provave apo procedurës zyrtare”, “Kanosje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas prokurorisë, i akuzuari këto vepra penale i ka kryer duke penguar hetimet për vrasjen e Olliver Ivanoviqit. Sipas prokurorisë, pas hetimeve, Mihajlloviq ka përdorur dokumente të falsifikuara dhe ka kërcënuar zyrtarët që po zhvillonin procedura penale kundër tij.

Për vrasjen e kryer në vitin 2018 është edhe një proces një tjetër proces gjyqësor ndaj 5 ish-policëve, si dhe ndaj sekretareshës të Ivanoviqit. Ata akuzohen për ndihmë në vrasje dhe pengim të hetimeve./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci