Të fundit

Osmani: ShBA-të janë përkrah Kosovës për të garantuar sigurinë tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi krah emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin është takuar sot dhe pas takimit u deklaruan për media.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrah Kosovës për të garantuar sigurinë tonë, kufijtë tanë, pavarësinë, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit”, ka shkruar e para e shtetit në llogaritë e saj në rrjete sociale.

Escobar pritet të takohet gjatë pasdites edhe me krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti, nesër.

Takimi i zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit me krerët e opozitës do të mbahet sot në orën 19:00. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci