Ka përfunduar para pak çastesh takimi mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit dhe Emisarit Special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Pas takimit, Zëvendës-Ndihmës Sekretari foli para gazetarëve, duke dhënë detaje minimale nga takimi i shumëpritur, përcjell Paparaci.
Nga ajo që tha sporadikisht Escobar, u kuptua se ShBA-ja ka disa kërkesa, ose thënë ndryshe brenga, siç e potencoi vetë para medieve.
Ai kërkoi nga Kosova që t’i dëgjojë ato, pasi është për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Megjithatë, një detaj interesant u pa në konferencën përkatëse. Amerikani ishte fytyrëvarur, madje goxha i tillë.
Nuk dihet nëse është shenjë diplomacie për të shfaqur kinse një lloj refuzimi nga Kurti, kur dihet se tashmë shefi aktual i ekzekutivit ka fituar një bindje te një numër opinionistësh e analistësh se është i vetmi që mund t’ua plotësojë kërkesat amerikanëve, për shkak të shifrave në parlament.
Në anën tjetër, kjo edhe mund të jetë vërtetësi e atyre zërave se diçka nuk po shkon në raportet Kosovë – ShBA.
Gjithsesi, mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje, tani kur me pranimin e vendimit të Kushtetuteses për Manastirin e Deçanit po hyjmë në një instancë tjetër të dialogut./Paparaci
