Të fundit

Mbyllet “Bonvivant”, shuan aktivitetin kafiteria ikonë e kryeqytetit

Një nga kafiteritë më të njohura në Prishtinë, ajo Bonvivant ka shuar aktivitetin e saj.

Lajmin e kanë dhënë vet pronarët përmes rrjeteve sociale.

Një nga pronarët e saj, Uran Ismaili, mbrëmë përmes  një postimi në Facebook ka njoftuar shuarjen e aktivitetit të lokalit, që ka qenë edhe nata e fundit e operimit.

“ByeVivant” (Mirupafshim Bonvivant), shkruan Ismaili.

Një postim për shuarjen e aktivitetit të Bonvivant e ka bërë edhe Arian Henci, pronar i lokalit Bamboo në Prishtinë, i cili e ka quajtur humbje për gastronominë kosovare.

“Shumja (shuarja) e Bon Vivantit mbram, e Anexit para do dite si dhe Depos, Puntos, Papillonit , Kaqes, Kafes te Vogel, Megahercit, Hamamit, Gjonit, Balles, Hanit te 2 Robertave dhe plotë veneve tjera janë humbje e madhe për gastronominë dhe jetën e natës në Prishtinë. E di që djemt që i kan bo kto vene janë mirë …por Prishtina nuk osht mirë e nuk osht nisoj pa ta. Çka o ma e keqja, nuk po doket që ka mu bo ma mire… respekt, dashni e nostalgji se qetsia e ktyne ditëve po ma kujton pandeminë … ✌️❤️ “, ka shkruar Arian Henci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci