Të fundit

ShBA-ja Gjermania dhe Jordania dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza

Gjermania, ShBA-ja dhe Jordania kanë njoftuar se kanë dërguar më shumë ndihma humanitare nga Gaza këtë të shtunë.

Gjermania lëshoi katër ton ndihma në Gazën veriore përmes Forcave Ajrore Gjermane, ku u tha se operacioni filloi pasi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, miratoi vendimin që ushtria gjermane të fluturoj mbi Gaza.

Ndihma në Gaza lëshoi edhe ushtria amerikane dhe Forcat Ajrore Mbretërore Jordaneze, të cilat iu ofruan civilëve të prekur nga konflikti më shumë ushqim, shkruan CNN, transmeton Paparaci.

Bëhet e ditur se ndihma amerikano-jordaneze përfshinte oriz, miell, qumësht, makarona dhe ushqim të konservuar.

“Këto fluturime janë pjesë e një përpjekjeje të qëndrueshme dhe ne vazhdojmë të planifikojmë dërgesat ajrore pasuese”, tha ushtria amerikane në një deklaratë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci