Të fundit

Manchester United e mposht Liverpoolin, shkon në gjysmëfinale të FA Cup

Manchester United është në gjysmëfinale të FA Cup.

“Djajtë e kuq” e mposhti Liverpoolin me rezultat 4:3 në “Old Trafford”.

Koha e rregullt përfundoi pa fitues me rezultat 2:2.

U deshtë të shkohet në vazhdime për ta përcaktuar gjysmëfinalistin e katërt të kësaj gare.

Skuadra e Erik ten Hag, kaloi e para në epërsi në minutin e 10-të me Scott McTominay.

“The Reds” e përmbysën rezultatin në 1:2, me golat e Alexis Mac Allister, në minutin e 44-të dhe Mohamed Salah, në të 45-ten.

Manchester United, e barazoi prapë rezultatin në 2:2 me Antony, i cili realizoi në minutin e 87-të.

Në vazhdime u shënuan plot edhe tre gola të tjerë.

Ishte Liverpooli që kaloj sërish në epërsi me Harvey Elliott, i cili shënoi në minutin e 104-të.

Manchester United nuk u dorëzua dhe për 17 minuta e riktheu lojën në favorin e tij.

Ishin Marcus Rashford edhe Amadou Diallo, ata që e nxorën Unitedin nga “balta”.

Tani mbetet të shihet se me kënd do të takohet në gjysmëfinale, pas shortit që do të hidhet.

Përpos “Djajve të kuq”, në garë janë edhe Chelsea, Manchester City dhe Derby Coventry.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci