Të fundit

Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin ndaj hetuesit Bekim Hyseni

Hetuesi policor Bekim Hyseni është gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës për veprën penale ‘Ushtrim Ndikimi’.

Përveç dënimit kryesor, të pandehurit i është shqiptuar edhe dënim plotësues.

“I akuzuari B.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 muajve si dhe dënim me gjobë në  shumë prej 3 mijë euro, të cilat dënime do ti mbajë – paguaj, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, tha Gjykata në një njoftim për media.

Hyseni do të lirohet nga masa e paraburgimit, masë të cilën po e vuante nga 08.04.2023.

Sipas aktakuzës, ai në cilësinë e personit zyrtar, si hetues i Policisë së Kosovës në Stacionin Policor në Obiliq, i kishte te kërkuar dhe kishte pranuar para – një mijë euro të holla – nga i dëmtuari B.P. me qëllim që të ushtronte ndikim për mbylljen e një rasti penal në Polici.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci