Vajza e moderatorit të njohur shqiptar Ardit Gjebreas, Anna ka shënuar një super sukses në skenën e madhe të “Junior Eurovision” i cili u mbajt në Paris.
Anna është shpallur fituese e “Junior Fest” në RTSh dhe pas kësaj ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Stand By You” duke i bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Interpretimi i Annës u vlerësua me 84 pikë dhe arriti të pozicionhet në vendin e 14-të.
Vendin e parë në këtë festival e mori këngëtarja Maléna nga Armenia me këngën “Qami Qami”.
Por, ajo që mori më shumë vëmendje në “Junior Eurovision” ishte veshja e Annës me motive kombëtare.
Kostumi i saj përmbante detajin me të cilin identifikohen të gjithë shqiptarët, shqiponjën.

Pas interpretimit të Gjebreas, duartrokitjet e të pranishmëve dhe të atyrëve që po e ndiqinin nuk munguan për bukuroshen mjaft të talentuar që çoi peshë zemrat e shqiptarëve.
