Të fundit

Ylli deklason Pejën dhe kalon në finale të Ligës Unike

Golden Eagle Ylli është finalisti i parë i këtij edicioni në Ligën Unike.

Skuadra e drejtuar nga Petar Mijovic eliminoi sot në gjysmëfinale kampionët në fuqi të kësaj gare, Pejën.

Ylli triumfoi me rezultat bindës 91:62.

Alonzo Verge Jr shkëlqeu te therandasit me 34 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Vincent Cole, që shtoi 14 sosh.

Te pejanët më i dalluari ishte Justin Edler-Davis me 19 pikë.

Ylli në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Trepçës dhe Sigal Prishinës, që do të zhvillohet sonte nga ora 19:00.

Finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohen të dielën.

“Final 8” i Ligës Unike është duke u mbajtur në Vlorë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci