Sonte do të zhvillohet finalja e “Final 8” në Ligën Unike.
Në finalen, që do të luhet nga ora 19:00, do të takohen Trepça dhe Golden Eagle Ylli, njofton Paparaci.
Therandasit kanë një titull kampioni në këtë garë, të fituar në sezonin 2020/21, kur garat ishin zhvilluar në formë të zakonshme të një lige.
Ndërsa, mitrovicasit në vitin 2022 kishin fituar trofeun e Superkupës Mbarëkombëtare.
