Të fundit

Daçiq: Greqia thotë se Kosova mund të anëtarësohet në KiE, turp për ta!

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka pretenduar se “Serbia është në rrezik të drejtpërdrejtë”, sepse është nën presion të madh nga vendet perëndimore, të cilat, siç thotë ai, “gradualisht duan ta fusin Kosovën në organizatat ndërkombëtare”.

“Vendi ynë është në një situatë të rëndë. Shtytja politike e Kosovës në organizatat ndërkombëtare vazhdon dhe për këtë përdoren mekanizmat ndërkombëtarë. Nëse jeni nën një presion kaq të madh, jeni në rrezik të drejtpërdrejtë dhe nuk mund të gjeni fjalë kundër atyre që zbatojnë politikë antiserbe, pa u thënë se janë kriminelë”, ka deklaruar Daçiq, transmeton Paparaci.

Ai ka komentuar edhe paralajmërimet nga Kosova se do ta padisin Serbinë për krime lufte, duke thënë se “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është kompetent të flasë për këtë sepse në atë kohë ishte në burg”.

“UÇK-ja ishte organizatë terroriste derisa e hoqën nga lista dhe e mbështetën në procesin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Sipas tij, “disa vende janë shumë të padrejta ndaj Serbisë” dhe harrojnë se ajo ka qenë gjithmonë një partner besnik.

“Na është kërkuar nga Greqia të themi se e mbështesim integritetin territorial të saj, këtë e kemi bërë gjithmonë e tani ata thonë se Kosova mund të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, turp për ta”, përfundoi Daçiq./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci