Të fundit

Deputeti i LDK-së: Kam dëshirë ta shohë gjatë Kurtin në qeverisje

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do ta rrëzoj veten, madje vitin e ardhshëm për shkak të pazotësisë për t’u përballur me tema të mëdha.

Deputeti i LDK-së tha në “Context”, në ATV se ka dëshirë ta shohë gjatë Kurtin në qeverisje, pasi siç thotë ai “sa më gjatë që qëndron, deskonsporohet i tëri”.

“Këta kanë me e rrëzu veten nga frika e këtij përfundimi që mund tu vij pas disa vitesh, këta kanë me e rrëzu veten për shkak të pazotësisë për me u ballafaqu me tema të mëdha. Albin Kurti si i vetëm nuk mund ta mbyll temën e dialogut me Serbinë, edhe pse i ka votat”, ka thënë Selmanaj në Context.

“Jo që ai nuk don, por nuk guxon. Fatkeqësisht po më duket se në vitin e ardhshëm (do ta rrëzoj veten), kam dëshirë ta shoh më gjatë. Sepse sa më gjatë që qëndrojnë këta, dekonspirohen të tërit”, tha ndër të tjerash deputeti i LDK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci