Policia ka arrestuar dje një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrim”.
Siç bëhet e ditur nga policia rasti është raportuar më 29 tetor të këtij viti, ku viktima ka treguar se i dyshuari e ka telefonuar me numër të fshehur dhe i ka thënë se do ju ndihmoj pasi punoj në një organizatë humanitare.
Tutje Polica njofton se kjo ka rezultuar të jetë mashtrim, kjo sepse i dyshuari kishte përfituar nga viktima 134 euro.
I arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prizren 29.10.2021 – NN. Me datën 21.12.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 29.10.2021 i dyshuari mashkull kosovar e ka telefonuar me numër të fshehur dhe i ka thënë se do ju ndihmoj pasi punoj në një organizatë humanitare, ku e gjithë kjo ishte një mashtrim. Nga viktima i dyshuari kishte përfituar para në vlerë 134 euro. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia./Paparaci.com
