Të fundit

Dua shkruan për filmin “Zgjoi”, pas nominimit në listën e ngushtë të Oscars

 

Filmi “Zgjoi (Hive)”, është shpallur të martën në listën e ngushtë të nominimeve për 10 kategori në kuadër të Oscars nga Akademia e Shkencave dh Arteve.

Lista e plotë e nominimeve do të bëhet e ditur më 8 shkurt, ndërsa për herë të parë në histori, një film kosovar është pjesë e listës së ngushtë të filmave të mundshëm për t’u nominuar në kategorinë “filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Filmi “Zgjoi (Hive)” është tashmë në listën e ngushtë të 15 filmave të mundshëm për t’u nominuar, me çka ka gëzuar pa masë mbarë popullin e Kosovës.

Për këtë sukses duket ka reaguar edhe artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.

Kjo e fundit ka rishpërndarë në InstaStory një postim të bërë nga regjisorja Blerta Basholli, ku e etiketuar ka qenë edhe vet Dua.

“Lajmi më i mirë për t’u zgjuar”, shkroi Lipa në InstaStory, duke iu gëzuar kështu suksesit të filmit “Zgjoi”.

Dua përndryshe së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, ka qenë e pranishme fizikisht në premierën e “Zgjoi” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka takuar nga afër regjisoren Basholli, aktoren Gashi dhe ekipin realizues.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci