Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të arrestuarve në rastin “Brezovica”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve B.N.,D.R., D.M.,H.B.,S.M.,R.B., R.H.,B.I., S.S., dhe J.K, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri B.N., nga viti 2014 deri në tetor të vitit 2018, në Shtërpcë, si person zyrtar – kryetar i Komunës së Shtërpcës , ka marrë para dhe dhurata në mënyrë të drejtpërdrejtë, me qëllim që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare për dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në zonën e tretë dhe të dytë të vikend zonës në Brezovicë, derisa ka kryer vepren “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.

Po ashtu, ndaj të pandehurit B.N., ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka pranuar dhurata me qëllim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtarë për dhënien e lejeve ndërtimore në Parkun kombëtar Sharri në zonën e tretë të vikend zonës në Brezovicë, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Ndaj të njëjtit (B.N.), ekziston dyshimi i arsyeshëm se në shtëpinë e tij në Shtërpcë , ka poseduar armën në kundërshtimin ligjin e cila është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e tij. Atij i është gjetur një pistoletë e tipit Cërvena Zastava, dy karikator dhe 247 fishek të kalibrit 9 mm, dhe një armë shigjetë të cilat janë sekuestruar nga policia.

Ndërkaq të pandehurit D.R., D.M. dhe H.B., si persona zyrtarë kanë shpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, në atë mënyrë që nuk kanë ndërmarrë veprimet ligjore për të ndaluar ndërtimet pa leje të vikend shtëpizave në Parkun Kombëtar “Sharri” me këtë në bashkëkryerje do të kenë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

Ndaj të pandehurit S.M., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011-2016, si person zyrtar, Drejtor i Kadastrit në komunën e Shtërpcës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim përfitimit të dobisë pasurore për vete, duke kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.

I njëjti, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë para dhe dhurata, me qëllim që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare lidhur me përgatitjen e dokumentacionit për regjistrim të parcelave kadastrale, duke kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit “.

Po ashtu, ndaj të njëjtit (S.M), ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011-2016, si person zyrtar, Drejtor i Kadastrit në Komunën e Shtërpcë, ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë para dhe dhurata me qëllim që të ushtrojë ndikim të papërshtatshëm në vendimmarrjen e personit zyrtar – Drejtorit të urbanizmit, duke kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”. Të pandehurit S.M., gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur një revole e tipit TT me numër serik C-102173 dhe 18 fishekë dhe një pushkë gjuetie me numër serik B-21388 me 21 fishek , të cilat janë sekuestruar nga policia, duke kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndaj të pandehurit R.F., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2012-2018 , si person zyrtar – shef i Inspektoratit në Komunën e Shtërpcës në mënyrë të drejtpërdrejtë ka marrë para në mënyrë që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë ka kryer vepren penale “Marrja e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”.

Kurse, ndaj R.H., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë para personit zyrtar që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare. Me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” dhe “Ushtrimi i ndikimit”. I njëjti, iu ka shmangur tatimit pjesërisht pagesës së tatimit duke i prezantuar të dhëna të pavërteta në administratën tatimore, me këtë do të kryente veprën penale “shmangia nga tatimi”.

Ndaj të pandehurit B.I., ekziston dyshimi i arsyeshëm se nga viti 2011 deri në fund të vitit 2018, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë para personit zyrtar që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” dhe veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

Ndërsa, për të pandehurit S.S dhe J.K sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se gjatë vitit 2016 në Shtërpcë kanë ndihmuar personin zyrtar në shmangien e zbulimit të veprave penale kundër korrupsionit zyrtar dhe detyrës zyrtare, me këtë do të kryenin veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci