Të fundit

Fundi i korrikut mund të na gjejë me emisar të ri për dialogun Kosovë – Serbi

Teksa Miroslav Lajçak po bëhet gati ta lë pozitën e Emisarit Special për Ballkanin Perëndimor që ka mbuluar edhe bisedimet Kosovë -Serbi, ka folur edhe rreth emërimit të pasardhësit të tij.

Ai ka thënë se shefi i diplomacisë së BE’së Josep Borell pritet t’i kontaktojë përfaqësuesit e vendeve anëtare.

“Përfaqësuesi i Lartë Borrell do t’u dërgojë një letër në ditët në vijim ambasadorëve që përfaqësojnë vendet anëtare në Komitetin Politik dhe të Sigurisë, duke u kërkuar atyre të propozojnë nominimet për pasardhësin tim. Dhe pastaj ato vende që besojnë se kanë kandidatë të mirë do të paraqesin emrat e tyre, atëherë do të ketë një procedurë përzgjedhjeje.

Dhe së fundi, emërimi është i Përfaqësuesit të Lartë, por me mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Është e rëndësishme, natyrisht, që të mos ketë vakuum mes përfundimit të mandatit tim dhe fillimit të mandatit të ri, sepse vazhdimësia është shumë e rëndësishme, vazhdimësia e misionit, vazhdimësia e kontratave të anëtarëve të ekipit etj. Pra, nuk duhet të ketë boshllëqe. Kështu që kjo duhet të ndodhë para gushtit”, ka shpjeguar Lajçak.

Video nga Paradoks

"S'du as me i pa me sy": Deputetja e LDK-së flet për njerëzit që s'mundet me i duru - "Albini vjen na shet pralla"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci