Të fundit

​Peci hyn në objektin e Komunës së Zveçanit

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, sot ka hyrë në ndërtesën e komunës.

Kujtojmë se më 21 prill, në katër komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, u mbajtën votimet ku qytetarët, serbë por edhe të komuniteteve të tjera patën mundësinë të shprehin vullnetin e tyre për largimin ose jo të kryetarëve të këtyre komunave që u zgjodhën më 23 prill 2023.

Megjithatë, ky proces nuk kaloi pasi që nuk votuan 50+1% e qytetarëve me të drejtë vote.

Kështu udhëheqësit aktual të komunave do ta ushtrojnë funksionin e tyre deri në fund të mandatit, në vitin 2025.

Lista Serbe iu kishte bërë thirrje serbëve për ta bojkotuar procesin.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci