Të fundit

Tërmkolli: “Open Balkan” – projekti më anti-shqiptar

Pjesë e protestës së thirrur nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ishte edhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli.

Kjo protestë u mbajt me qëllimin për ta kundërshtuar iniciativën e “Open Ballkan” të ndërmarrë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Tërmkolli në Klan Kosova tha se u bë pjesë e kësaj proteste për ta kundërshtuar siç tha ajo “projektin më anti-shqiptar”.

“Kam pasur vetëm vullnetin tim të brendshëm të Melihate Tërmkollit, për të marrë pjesë në një protestë dhe për të kontribuar në kundërshtimin e një prej projekteve më antishqiptare”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci